Një refuzim i organizuar!

08 prill 2025 | 21:36

Shkruan: Kimete Berisha
– Albin Kurti e ka kërkuar refuzimin, dhe Lumir Abdixhiku ia ka plotësuar kërkesën, pa e lutur dy herë.
– Atë që Chaplini e thoshte për aktorët, unë them për Albinin…: Nëse nuk do ta refuzonte Lumiri, Albini do ta refuzonte veten.
– Anipse kërkesa e Albin Kurtit ishte sa për ta larë gojën, dhe për t’ia marrë refuzimin Lumirit (dhe ia mori shumë lehtë), të pendohesh është njerëzore, dhe të kërkosh të pajtohesh është hyjnore…!
– Por, të paragjykosh si Lumiri, e me kokëfortësi të refuzosh ftesën për dialog është gjest i prapambetur, jodemokratik, jokuranor, jobiblik, johuman dhe dogmatik.
– Është gjest ‘kanunor’ dhe ‘sy për sy’.
– Pra, gjesti i Lumirt është shprehje ego-manjake dhe ekstreme e inatit, e hakmarrjes dhe e kokëfortësisë.

– Lumiri iu përgjigj ftesës së Albinit me emocione, me krenari të lënduar, jo me logjikë të ftohtë, por si dashnore e trishtuar që i erdhi dita t’i hakmirret të dashurit të penduar.

– Lumiri e kishte mundësinë ta refuzonte kërkesën e Albin Kurtit për bashkëqeverisje,
por nga padurimi nxitoi dhe e refuzoi ftesën, pra s’refuzoi asgjë, nuk e refuzoi përmbajtjen por formën…
dhe këso gabime bëjnë veç ata më të paprovuarit dhe më të paditurit!

– Dhe pikërisht këtë e ka kërkuar Albin Kurti nga Lumir Abdixhiku.
Ta bëj të duket i refuzuar.
– Sepse e ka ditur si një e një që bëjnë dy se do të jetë i refuzuar.

– Lumiri e humbi rastin të dallohet nga Ramushi dhe Memli Krasniqi.
Pra, as në urrejtje nuk ishte origjinal.

– Albin Kurtit po i ndodh një vetmi kozmike. – Një refuzim i organizuar.

Por ky refuzim nuk është i natyrshëm. Është i sforcuar dhe është urrejtje e organizuar.

– Shqiptarët kanë qenë
të ndarë historikisht…para luftës, gjatë luftës me dy ushtri, pas luftës me akuza për vrasje ndaj njëri-tjetrit, dëshmitarë në Hagë kundër njëri-tjetrit, dhe veç urrejtja ndaj Albin Kurtit i ka bashkuar.

– Pra, ky është bashkimi i parë që për bazë e ka urrejtjen e papërshkruar, është një refuzim i orkestruar, por edhe i frymëzuar nga injroimi që Albin Kurti ua ka bërë të gjithëve, vazhdimisht dhe pandërprerë, dhe këtë e ka bërë sepse vërtetë i duken të atilllë…
askushi.

-.Dhe kur të gjithë bëhen kundër teje, të bjen në mend ajo legjenda se si një herë kur buburrecët u bën bashkë e shkatërruan një civilizim.

– Nuk bën…
është gabimi më i madh që njerëzit t’i bësh të ndjehen ‘askushi’, përkundrazi, bash që nuk i do, duhet t’i bësh të ndjehen ‘dikushi’, bash që s’janë.

– Albin Kurtin e urrejnë të gjithë, jo si në
Bibël ku John-i i ankohet Zotit: ‘Ata më urrejnë pa arsye’,
por e urrejnë sepse i ka bërë të ndjehen askushi.

– Albin Kurti dështon ta bëj qeverinë, ama dështon i vetëm.
Dhe, në vetmi do të rritet.

– Opozitës u është dashur të bëhen tok, bashkë si kurrë më parë, për t’u hakmarrë me vepra, për një fjalë goje.
Por, urrejtja është ndjenja më e fuqishme, që të pushton.
E….Opozita është e pushtuar nga urrejtja.

P.S. Edhe unë mendoj se ‘Nganjëherë e gjithë jeta ime ishte një refuzim’!

– Por, më përpara do të kisha ‘fluturuar’ se sa që do ta kisha lutur dikë….kurrë, për asgjë.
– Çfarë kuptimi ka jeta kur e lyp ‘shpëtimin’ – mëshirë.

– Kur mbështetesh për muri, këndo:
Shkoni në rrs!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri “Kadare, i oborrit apo i lirisë” i Bedri Islamit…