Një rojtar vdiq në vend të punës në Malishevë

29 tetor 2023 | 09:49

Një rojtar në Malishevë raportohet se është gjetur i alivanosur në vend të punës të shtunën.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ekipet mjekësore dhe e konstatuan vdekjen e viktimës. Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e…