Një rrugë në Prishtinë do ta merr emrin “Arbënor e Astrit Dehari”

12 tetor 2018 | 14:33

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është miratuar propozimi për riemertimin e rrugës “Çlirimi”.

Tash e tutje kjo rrugë që gjendet afër spitalit në drejtim të “Rrugës B” do të quhet “Arbënor e Astrit Dehari”.

Të dy vëllezërit kishin qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Përderisa Arbënori u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare katër vjet më parë, Astriti vdiq në vitin 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren. (KlanKosova)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është njëra nga personazhet që komentohet më shumë për pamjen…