Një rus në mesin e të arrestuarve në veri të Kosovës
28 maj 2019
| 12:40
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është arrestuar edhe një rus, i cili duke u paraqitur si diplomat ka tentuar ta pengojë policinë në këtë aksion.
Lajmin e ka bërë me dije presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për medie, raporton “Epoka e re”.
Ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komunat e ndryshme të Kosovës, të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptar, serb dhe boshnjak. Është i arrestuar edhe një rus që është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar Policinë e Kosovës në aksionin e tyre”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/