Një serbit në Bërnjak i gjenden mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë denarë, dogana po e trajton rastin

28 prill 2025 | 11:19

Një serbit në kufirin në Bërnjak, i janë gjetur mbi 11 mijë euro dhe 79 mijë denarë.

Si rezultat, Dogana e Kosovës ka filluar trajtimin e rastit.

“Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët, me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300 (njëmbëdhjetëmijë e treqind) euro në kartëmonedha dhe 79.780 (shtatëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë) dinarë të SRB-së në kartëmonedha (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar) të padeklaruara. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot pasdite…