Një shesh i Ferizajt do të emërohet “Ademi Demaçi”
31 korrik 2024
| 14:43
Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do të marrë emrin “Adem Demaçi”. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
“Ferizaj me sheshin ‘Adem Demaçi’. Kuvendi i Komunës miratoi sot propozimin tim, që një prej shesheve kryesore – sheshi përballë Stacionit Hekurudhor në Ferizaj, të mbaj emrin e simbolit të rezistencës kombëtare, Nderit të Kombit, ‘Mandela i Kosovës’, Adem Demaçi. Në përvjetorin e amshimit të Bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza. Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen!”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.