Një shkëndijë e vogël në oborrin e një banese dyshohet si shkak i zjarrit shkatërrimtar në Los Angeles

09 janar 2025 | 21:03

Një stuhi e madhe ere, bimësia e tejrritur dhe kushtet e thata të motit janë përgjegjëse për ndezjen e zjarrit më shkatërrues që ka parë ndonjëherë Los Angeles me më shumë se 30 kilometra katrorë të shkrumbuara në më pak se 48 orë.

Videot “time lapse” të zjarrit bashkuar nga kamera të ndryshme të internetit, tregon se si një shtëllungë e vogël tymi gri filloi të ngrihej në “oborrin e pasëm” në periferi të qytetit të martën në mëngjes.

Në fillim tymi dukej i padëmshëm, por brenda pak minutash shtëllunga ishte shndërruar në një re të trashë ndërsa flakët filluan të shpërthenin nëpër shkurre të thata.


S’kaloi shumë, “qyteti i engjëjve” u ndez dhe tani, më pak se 48 orë nga shkëndija fillestare, zjarri është në rrugën e duhur për të qenë zjarri më shkatërrues ndonjëherë, pasi ka rrëmbyer vilat luksoze të të famshëmve dhe ka shkaktuar dëme rreth 48 miliardë dollarë.

Shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Kristin Crowley, beson se zjarri filloi aksidentalisht në një oborr të pasëm të një banese rreth orës 10 të mëngjesit të së martës. Ajo u tha gazetarëve se zjarri “po përhapej me një shpejtësi përtej çdo gjëje që kemi parë… tani është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë gjatë jetës sonë”.


Perspektiva e një stuhie kaq të zjarrtë u ngrit nga podkasteri dhe komediani Joe Rogan verën e kaluar, i cili tregoi një bisedë rrëqethëse që kishte pasur me një zjarrfikës të Los Angeles.

Duke folur me të ftuarin dhe shokun e tij komedian Sam Morril në episodin e korrikut në 2024, Rogan tregoi: “Një ditë, do të jetë era e duhur dhe zjarri do të fillojë në vendin e duhur dhe do të digjet në Los Angeles gjatë gjithë rrugës deri në oqean dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.

Parashikimi i zjarrfikësit, siç u tha nga Rogan, duket se është vërtetuar, me kushtet mjedisore dhe erërat e pafavorshme që e bënë zjarrin në një gjendje të pakontrollueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…