Një shkollë e Danimarkës dhuron inventar për tri shkolla në Malishevë
Shkolla “Allerslev Skole” në Komunën Lejre të Danimarkës ka dhuruar donacion për tri shkollat fillore të mesme të ulëta në Komunën e Malishevës, shkollën “Bajram Curri”, “Xheve Krasniqi-Lladroci” dhe “Visar Krasniqi”.
Pjesë e donacionit janë 300 karrige dhe 200 banka.
“Kontributdhënës janë edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës, po ashtu edhe Komuna e Malishevës e cila ndihmoi në lehtësimin e transportit dhe me dokumentacion përkatës doganor”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Sipas personit kontaktues, Arton Krasniqit, edhe në të ardhmen do të vazhdohet me bashkëpunim me Komunën e Malishevës dhe komunat tjera në Danimarkë, për shkollat e Malishevës që kanë nevojë me inventar apo edhe mjete mësimore.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar bashkatdhetarët të cilët po kontribuojnë edhe në liri për vendlindjen e vet.
/Epoka e re/