Një shkollë në Gjakovë ndalon shaminë, armët dhe duhanin, reagon Duda Balje

01 prill 2022 | 08:11

Ndaj një vendimi të Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, për të vënë simbole ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë, dje ot ka pasur disa reagime. Krahas simbolit për shaminë, janë edhe simbolet për ndalimin e armëve, konsumimit të duhanit dhe mjeteve të tjera të rrezikshme.

Vendosja e përbashkët e këtyre simboleve ka revoltuar edhe më shumë qytetarët, por edhe përfaqësuesit institucionalë dhe figurat publike.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është drejtuar drejtoreshës së kësaj shkolle, Forentina Gjergjaj, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese.

“Drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknike ‘Nexhmedin Nixha’ në Gjakovë, znj. Florentina Gjergjaj, nuk e di se në bazë të cilës Kushtetutë apo ligj keni vendosur simbolet ndaluese?!!! Me një pjesë të simboleve jam dhe unë dakord. Mirëpo, me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, papërjashtuar edhe besimet fetar”, ka shkruar deputetja në “Facebook”.

Balje ka kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës.

“Unë  nuk mund të jam indiferent dhe gjithashtu kërkojë një sqarim edhe nga Kryetari i Komunës së Gjakovës z. A. Gjini. Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka shkruar ajo.

Edhe opinionisti Abdullah Klinaku ka reaguar ndaj shkollës në Gjakovë. Ai ka thënë se “nuk barazohet shamia me duhanin e armën”.

“Një qeveri serioze me një ministri të Arsimit që harton politika të mirëfillta arsimore e edukative e ndryshon urgjentisht udhëzimin administrativ i cili e barazon obligimin islam, shaminë, me vepra penale. Premtimi për këtë udhëzim ka sjellur shumë vota, e drejtësia nuk vihet  në vend duke i injoruar premtimet.  Madje një Komunë serioze, si kjo e Gjakovës, që është vend i njerëzve të nderuar e të respektuar është tepër punë e ligsht me leju këso veprimesh”, ka shkruar Klinaku.

Ai ka thumbuar edhe kryetarin Gjini, duke ia përmendur sloganin e partisë së tij “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

“Një kryetar komune që është pjesë e një partie me slloganin me “Besim në Zot, Atdhe e Shtet” duhet të veprojë urgjent për largimin e këtij turpi dhe për marrjen e masave ndaj këtij veprimi.  Naimi ka vepruar shumë drejt që e ka publikuar këtë skandal. E gjithë kjo me shpresën që sa më shpejt do të mirren masat e nevojshme”, ka shkruar në fund Klinaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka shkarkuar dy…