Një shqiptar i plagosur nga të shtënat në Florida

26 gusht 2018 | 21:55

Një shqiptar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, gjatë turneut të lojërave online – Madden.

Lojtari i videolojërave nëpërmjet Twitter ka thënë se sot ishte dita më e keqe e jetës së tii, por se ishte ‘me fat’.

Ai është jashtë rrezikut për jetën.

“Jam me fat. Plumbi më goditi gishtin e madh të dorës”, tha 19 vjeçari.

Gjoka i cili ishte pjesëmarrës në lojra tha se tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se nuk do të kthehet më kurrë.

Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar katër persona të vrarë në Florida.

Reuters raportoi se njëri nga të dyshuarit është gjetur i vdekur në skenën ku kanë ndodhur të shtënat në masë në Florida.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Lajçi Sot u nda nga jeta senatori McCain dhe,…