Një shqiptar kapet me kokainë dhe 30 mijë euro
12 nëntor 2019
| 08:09
Policia italiane e Pistoias në Itali ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i akuzuar për trafikim të kokainës. Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është A. M., 34 vjeç, banues në Firence dhe se u arrestua derisa po shëtiste në qendër të Pisotias.
Pas kontrollit të makinës, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjetën dhe sekuestruan më shumë se 10 mijë euro, të cilat dyshohen se i ka përfituar nga trafiku i kokainës. Më pas, pas kontrollit në shtëpinë e tij në Firence, u sekuestruan 34 gramë kokainë, peshore digjitale, materiale të përshtatshme ambalazhesh si dhe 20 mijë euro shtesë.
Gjykatësi vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shqiptarin.