Një shqiptar mes rebelëve sirianë që morën nën kontroll Alepon (Video)

01 dhjetor 2024 | 22:21

Të paktën një shtetas shqiptar duket se është pjesë e aleancës së rebelëve sirianë që morën nën kontroll qytetin e madh të Alepos në Siri vetëm dy ditë më parë.

Video është përhapur në rrjetet sociale nga llogari të ekstremistëve rusë dhe serbë, me qëllim diskreditimin e shqiptarëve.

I riu flet shqip në video dhe thotë se edhe muslimanët e Gazës kanë nevojë për lutjet e tyre. Sipas raportimeve të pakonfirmuara, ai është shqiptar nga Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot tha se e respekton…