Një shqiptar në Amerikë vdes nga virusi korona
Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani i parë që ka humbur jetën nga virusi korona në ShBA.
Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë, kurse tetorin e vitit të kaluar kishte bërë dasmën dhe martuar me Janet Gazivoda.
Ky shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitetin shqiptar, por edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.
Përveç familjarëve dhe miqve, vdekja e tij ka pikëlluar edhe komunitetin e shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet i fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.
Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet.
Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së virusit korona në Nju-Jork. /Illyria/