Një shqiptar në formacionin e javës në Itali

07 nëntor 2023 | 14:36

Serie A mbylli mbrëmjen e së hënës javën e 11-të. Në fushë zbritën shumë lojtarë shqiptarë të cilët rezultuan nga më të mirët për skuadrat e tyre përkatëse. Dyshja që bëri shumë bujë ishte ajo e Frosinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviq.

Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës dhe i dhuruan fitoren Frosinones përballë Empolit të Etrit Berishës dhe Ardian Ismajlit.

Madje, sulmuesi me orgjinë shqiptar, Ibrahimoviq është përfshirë edhe në 11-tëshen më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit italian.

17-vjeçarit i është rezervuar një vend në rolin e trekuartistit pas dyshes së sulmit Lautaro Martinez dhe Colombos së Monzas. Ndërkohë, pjesë e formacionit janë edhe Falcone, Zappa, Bremer, Bijol, Marchizza, Calhanoglu, Pereyra, Miretti, Lautaro dhe Colombo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar rrënimi i dy objekteve prapa shkollës “Ibrahim Rugova”…