![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/shengjin-beach-albania-750x406-1.jpg)
Një shqiptar nga Kosova mbytet në plazhin e Shëngjinit
01 korrik 2020
| 21:10
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin. Një i moshuar nga Kosova, që kishte ardhur për të kaluar pushimet në bregdetin e Shëngjinit, por që fatkeqësisht sot ka humbur jetën. Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të moshuarit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.