Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit
08 mars 2024
| 10:19
B. Bix Aliu, me kombësi shqiptare, është nominuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, për ambasador të ShBA-së në Malin e Zi.
Aliu, që mban diplomë të bachelorit në fushën e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës është shprehur i lumtur e falenderues për nominimin nga presidenti Biden.
“I jam mirënjohës presidentit dhe sekretarit Blinken për punën e tyre besim tek unë dhe shpresoj të fitoj besimin tuaj gjithashtu. Nëse konfirmohet, do të punoj ngushtë me të ju për të avancuar interesat e SHBA-së në Mal të Zi”, ka thënë ai para Senatit Amerikan.
Ambasadori Aliu më parë kishte shërbyer në Poloni, ndërsa flet gjuhën shqipe, maqedone, polake, malazese e serbo-kroate.