Një shqiptar ruan derën e OKB-së, Rama nxjerr sekretin (VIDEO)

24 shtator 2019 | 19:27

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama është takuar me një qytetar nga Kosova, që jeton dhe punon në SHBA si punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Në një video të publikuar Kryeministri Rama i shoqëruar nga qytetari nga Kosova shprehet: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”.

Edhe gjatë ditës së djeshme Kryeministri Rama në hyrje të hotelit ku po qëndron në Nju-Jork u takua me tri menaxhere që ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat i kanë kërkuar në gjuhën shqipe që të bënin një foto së bashku.

/gazeta-shqip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot grupi më i madh politik CDU/SCU ka votuar për…