Një shtetas serb kapet me 84 paketime të kafesë tek Ura e Bistricës
29 prill 2023
| 22:09
Policia ka konfiskuar tek Ura e Bistricës 84 paketime të kafesë, të cilat po i transportonte pa dokumetacion një shtetas serb.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimit për ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit e kontrabandës, sot tek Ura e Bistricës në veri të vendit, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte personi (M.P.) mashkull i nacionalitetit serb, i cili transportonte mallra pa dokumente.
Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur (51) paketime me nga 1 kilogram kafe dhe (33) paketime me 0.70 gram kafe, për të cilat ngasësi i automjetit nuk posedonte dokumente për mallin që transportonte”, thuhet në njoftimin e policisë.