Një shtetase e huaj dhunohet në Prishtinë
22 gusht 2024
| 10:02
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i huaj për kryerjen e veprës “dhunim” ndaj një gruaje shtetase poashtu e huaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e huaj ka raportuar se një i dyshuar, po ashtu shtetas i huaj, ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj saj në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.