Një shtetase e huaj dyshohet se është prekur nga koronavirusi, në QKUK thonë se janë në pritje të rezultateve

08 shkurt 2020 | 21:26

Një shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë po qëndron e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, e cila është dyshuar të jetë prekur nga koronavirusi, por që QKUK-ja nuk ka mundur të konfirmojë nëse ky rast ka të bëjë me virusin në fjalë.

Hetem Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, ka thënë se sonte rreth mesnatës pritet të dalin rezultatet e pacientes.

“Duke pasur parsysh se këto janë informatat e dorës së parë dhe tani sapo i morëm informatat e para për shkak të hispotaliztimit të një pacienteje. Mostrat janë dërguar menjëherë në laboratin e Instituti Kombëtar. Ekipet janë thirrur urgjentisht, dhe mostrat kanë hyrë në punë. I tërë materiali i nevojshëm që është zbuluar për diagnostikim, ekziston edhe në Institutin Kombëtar. Pritet që rreth mesnatës të dalim me rezultatet për pacientin”, ka thënë ai për media.

Ai ka theksuar se janë ndërmarrë të gjithë masat e izolimit në masë të parë.

“Të gjitha procedurat që janë marrë në Klinikën Infektive, tashmë janë të përshkruara në detatje në planin e veprimit të Institutit Kombëtar që është miratuar nga MSH-ja, dhe është mbështetur në të gjitha rekomandimet e OBSH-së. IKSHP është në rrjedha dhe duke u zbatuar procedurat kundër epidemike për koronavirus prej 31 dhjetorit, 2019. Prej 7 janarit, kur është zbuluar diagnostika e sëmundjes, ne i kemi marrë informatat e para dhe jemi furnizuar ndër të parët në Evropë me reagencat dhe materialin kombpolet për të diagnostikuar koronavirusin”, ka deklaruar Ramadani.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Ajo pasi ka lexuar se janë pesë persona të infektuar, ajo kishte filluar të kishte një kollë të lehtë, por pa temperaturë dhe simptoma të tjera është alarmuar dhe ka ardhur në Klinikën Infektive për të bërë kontrolle dhe rezultatet po i presim”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se sipas të gjitha gjasave ajo nuk do të jetë pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka mundur Bashkimin me rezultat 103:80 (31:20, 18:16, 33:28,…