Një shtimjan vdes në Zvicër nga virusi “Korona”
17 prill 2020
| 10:19
Një person nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes dje ka ndërruar jetë në Zvicër. Ai ishte infektuar me virusin “Korona”. Lajmin e ka dhënë Komuna e Shtimes.
Njoftimi i komunës:
Dje kemi kuptuar se një bashkëvendës nga fshati Petrovë, me banim në Zvicër, ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19. Me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.