Një skandal i ri i basteve sportive shpërthen në Angli
Ndërsa transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City është vënë në pikëpyetje për shkak të basteve të dyshimta sportive që përfshijnë drejtpërdrejt brazilianin, një skandal i ri sapo ka shpërthyer në të gjithë Anglinë.
Sipas “Daily Mail”, Dean Snedker dhe Lewis Wilson, te Northampton Town (aktualisht në Ligën e Dytë) po hetohen nga (FA) për shkelje të mundshme të basteve sportive.
Tabloidi britanik raporton se dy lojtarët dyshohen nga FA-ja se kanë vendosur më shumë se 1 200 baste në ndeshjet midis marsit 2017 dhe tetorit 2022. Hetuesit e FA-s dyshohet se kanë zbuluar regjistrime telefonike që zbulojnë biseda mes tyre dhe kjo në vazhdimësi të hetimit të kryer në lidhje me sulmuesin e Brentfordit.
Kujtojmë se lojtari anglez është pezulluar për 8 muaj nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për përfshirjen e tij në një aferë të dyshimtë bastesh sportive.
Portieri Dean Snedker dhe Lewis Wilson te Northampton të dyshuar për baste