
Një studim tregon se 75% e burrave janë më besnikë ndaj berberëve se ndaj grave
Një studim i fundit i stilit të jetesës i realizuar në Londër zbuloi se mbi 75% e meshkujve janë më shumë besnikë ndaj berberëve të tyre sesa ndaj partneres romantike apo gruas.
Shumë nga këto marrëdhënie berber-klient janë si ato lidhet e fëmijërisë. Disa burra madje bëjnë rrugë shumë të shkojnë tek berberi i tyre edhe pse mund të kenë ndryshuar shtëpi dhe jetojnë larg.
Ekspertët thonë se gjithçka lidhet me rutinën, besimin dhe rehatinë.
45% e meshkujve i shmangin berberët e rinj për të kapërcyer shpjegimet e sikletshme, ndërsa 30% kanë frikën e një prerjeje apo modeli të keq.
Megjithatë kjo histori ka edhe një anë tjetër, kështu që të mos i bëjmë burrat totalisht me faj.
Statistikat tregojnë edhe se 70% e divorceve kërkohen nga gratë. Pra burrat mund të tradhtojnë, por gjithsesi nuk duan të ndahen.
Ky fakt nxjerr në pah dëshirën e rrënjosur thellë të burrave për qëndrueshmëri – qoftë në marrëdhënie apo prerje flokësh.