Një stuhi e fuqishme godet Havajin

24 gusht 2018 | 08:49

Havaji është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorië e tretë të enjten.

Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havaji.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon se pas hetimeve, që do…