‘Një sulm ndaj demokracisë’, liderët botërorë shprehin ngushëllime për humbjen e Shenzo Abe

08 korrik 2022 | 12:53

Lajmi për vrasjen e Shinzo Abe ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, shumë prej të cilëve kanë punuar me Abe gjatë mandatit të gjatë të ish-kryeministrit, shkruan CNN.

“Udhëheqja e tij globale do të mbahet mend nga shumë njerëz”, shkroi kryeministri britanik Boris Johnson në një postim në Twitter . “Mendimet e mia janë me familjen e tij, miqtë dhe popullin japonez.

Mbretëria e Bashkuar është pranë jush në këtë periudhë kaq të errët dhe të trishtuar”.

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij në një mesazh në Twitter, duke i quajtur të shtënat “një sulm ndaj demokracisë” dhe “një akt të turpshëm për të mbyllur gojën e një lideri politik”.

Kryeministri indian Narendra Modi njoftoi se si shenjë e “respektit tonë më të thellë”, India do të mbajë një ditë zie kombëtare të shtunën. Abe ishte një burrë shteti i jashtëzakonshëm,  një lider i   shquar”, tha Modi.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se Abe kishte qenë një “mik dhe aleat i madh i Australisë” , duke i thënë  popullit të Japonisë: Ndajmë dhimbjen me ju.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e quajti Abe një person të mrekullueshëm, duke shtuar: “Kjo vrasje brutale dhe frikacake e Shinzo Abe tronditi të gjithë botën”.

Për vrasjen e Shenzo Abe ka reaguar edhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili tha se vrasja e Abe është “një akt kriminal i papranueshëm”

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe popullit japonez që ka humbur kryeministrin më jetëgjatë dhe një politikan të respektuar në historinë e kushtetutës japoneze”, tha presidenti Yoon, sipas deklaratës.

Të shtënat që vranë kryeministrin Abe janë një akt kriminal i papranueshëm.

Ish-kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ka nderuar Shenzo Abe, duke e quajtur atë “një burrë shteti të kalibrit më të lartë”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Abe.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dënon atë që ai e përshkroi si një “sulm të urryer” dhe e quajti Abe një mik të dashur.

Petr Fiala, Kryeministri i Republikës Çeke tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Abe, duke shkruar: “Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e tij dhe me popullin e Japonisë .”

Yair Lapid, kryeministri i Izraelit, tha: “Shteti i Izraelit mban zi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe pas sulmit të tmerrshëm të sotëm. Ai ishte një udhëheqës i shquar dhe një arkitekt kryesor i marrëdhënieve moderne Izrael-Japoni.

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha shprehu ngushëllimet për familjen e Abe.

“Kryeministri i ndjerë Abe ishte një person shumë i aftë dhe shumë i dashur veçanërisht nga populli japonez”, thuhet në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një letër personale ngushëllimi familjes së ish-udhëheqësit të vrarë japonez Shinzo Abe të premten, duke e quajtur atë “një burrë shteti  “.

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia më të thella për vdekjen e djalit dhe bashkëshortit tuaj, Shinzo Abe”, shkroi Putin në letrën, drejtuar nënës dhe gruas së Abe.

Presidenti kolumbian Ivan Duque shprehu gjithashtu keqardhje të thellë në emër të kolumbianëve, duke shkruar në një postim në Tëitter: “Ne do ta kujtojmë gjithmonë atë si një lider, i cilia ka qëndruar shumë pranë Kolumbisë. Shprehim solidaritetin me familjen e tij dhe popullin japonez.”

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “i habitur dhe i pikëlluar thellësisht” nga vdekja e Abe, duke thënë se vendi do të qëndrojë pranë Japonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me…