Një takim i planifikuar javën e ardhshme, Mourinho mund të qëndrojë në Serie A

21 janar 2024 | 16:04

Pasi u shkarkua nga Roma, Jose Mourinho duket se ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë në Serinë A.

Në ditët e kaluara, trajneri portugez është përmendur për një kalim të mundshëm në Saudi Pro League, më saktësisht te skuadra e Al-Shabab.

Sipas së përditshmes britanike The Times, gjatë javës së ardhshme, Special One do të takohet me Aurelio De Laurentiis për ta bindur t’i besojë drejtimin e Napoli-t.

Ka shumë arsye pse Mourinho do të donte të qëndronte në Itali: me sa duket Arabia nuk e tundon për momentin trajnerin portugez, i cili kërkon revansh në Serinë A për të treguar se nuk është “i mbaruar”, siç mendon pjesa më e madhe e tifozëve.

Shkarkimi i papritur nga stoli verdhekuq nuk është gëlltitur nga trajneri luzitan, i cili duket se është gati të takohet me De Laurentiis për të kuptuar nëse ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshje që do të ishte e bujshme.

Javën e ardhshme, në fakt, Mourinho do të jetë spektator i një ndeshje të Serie A për të dëshmuar dëshirën e tij për të qëndruar në futbollin italian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur…