Një tërmet 4.5 ballë godet Kroacinë
03 shkurt 2018
| 15:42
Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Splitit dhe nëntë kilometra nga Brela në Kroaci.
Një tërmet prej 4.5 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në Detin Adriatik njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti u regjistrua në ora 12:53 në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në juglindje të Splitit dhe nëntë kilometra nga Brela në Kroaci. Lëkundjet e tokës u ndien edhe në Bosnjë e Hercegovinë.