
Një tërmet 6.3 ballë godet Kilin
06 shtator 2020
| 17:39
Një tërmet me fuqi prej 6.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur mbrëmë pjesën veriore të Kilit.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së tha se epiqendra e tërmetit u regjistrua 45 kilometra në veriperëndim të qytetit Ovalle dhe në një thellësi prej 31 kilometrash.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi pasojat e tërmetit ndërsa shërbimet kompetente kanë lëshuar një paralajmërim për një cunami të mundshëm në bregdetin e Kilit.
Kili ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” e cila karakterizohet nga tërmete dhe vullkane të shpeshta./tch/