Një tërmet i fuqishëm godet Athinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Athinën, kryeqytetin e Greqisë, duke ndërprerë lidhjet telefonike dhe energjinë elektrike në disa pjesë.
Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 5.1 shkallësh të Richterit është regjistruar rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.
Banorët kanë dalë në rrugë, ndërsa disa ndërtesa të larta janë evakuuar banorët pasi dridhja ka zgjatur rreth 15 sekonda.
Raporte për viktima nuk ka.
Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kundër Tërmetit, Efthymios Lekkas, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
“Nuk ka arsye për shqetësim. Ndërtesat e kryeqytetit janë ndërtuar për t’i bërë ballë një tërmeti shumë më të fortë”, ka thënë ai.
Sizmologët kanë thënë se tërmeti ishte rreth 13 km nga sipërfaqja e Tokës dhe se afërsia e tij është arsyeja pse u ndje shumë.