Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë
14 korrik 2019
| 15:05
Një tërmet 7.3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 168 kilometrash në juglindje të qytetit Ternate, ka thënë ky shërbim, transmeton “Reuters”.
Agjencia meteorologjike e Indonezisë ka thënë se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami.
Pas tërmetit të parë, rreth 30 minuta më vonë, kjo agjenci ka njoftuar se ka pasur një tërmet tjetër 5. 8 shkallësh të Rihterit.
Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti.