
Një tërmet i fuqishëm godet Rusinë
21 dhjetor 2018
| 08:40
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë prej 7.4 ballësh goditi Rusinë të enjtën, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Agjencitë ruse të lajmeve nuk raportuan për dëmet e mundshme në objekte dhe popullatën lokale.
Tërmeti goditi gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë.
Qendra paralajmëruese e cunamit tha se valët e mundshme të cunamit nga tërmeti ishin të mundshme brenda perimetrit 300 kilometra përgjatë brigjeve të Rusisë.