Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur brigjet e Kamchatka në Rusi

30 gusht 2024 | 08:58

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi të premten brigjet lindore të rajonit Kamçatka të Rusisë.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 51 kilometrash, tha EMSC.

 

Tërmeti vjen më shumë se një javë pasi një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë goditi të njëjtin rajon në të njëjtën thellësi – më 17 gusht – duke shkaktuar një shpërthim vullkanik.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur në mëngjes dielli t’i lëshojë rrezet në dritare të…