Një tërmet prej 5,2 ballësh godet Japoninë
01 mars 2018
| 19:36
Në jug të Japonisë ka ndodhur një tërmet prej 5,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit.
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njofton se epiqendra e tërmetit është regjistruar 45 kilometra në jug të Ishullit Ishigaki, i cili ndodhet në pjesën jugore të shtetit.
Ende nuk ka informacione lidhur për të vdekur apo të plagosur nga dridhjet e regjistruara 20,6 kilometra në thellësi të tokës.
Nuk ka paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Edhe në lajmin e agjencisë Kyodo, duke u bazuar në Agjencinë Meteorologjike të Japonisë thuhet se në afërsi të ishullit Iriomote, i cili ndodhet në rajonin Okinawa, ka ndodhur një tërmet prej 5,7 ballësh. (AA)