Një tjetër avokat në SHBA pritet të pranojë fajësinë për çështjen ruse
Avokati, Alex van der Zwaan, pritet të pranojë fajësinë, për deklarata të rrejshme të dhëna për FBI-në.
Kështu është njoftuar sot nga zyra e këshilltarit special të SHBA-së, Robert Mueller, i cili po heton ndonjë bashkëpunim eventual në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë, në zgjedhjet presienciale të SHBA-së më 2016.
Një deklaratë e tillë, e bënë avokatin Zwaan personin e gjashtë që do të pranojë fajësinë, apo që është paditur nga ekipi i Muellerit.
Sipas ekipit të Muellerit, ai ka gënjyer hetuesit për komunikimet që ka pasur me Rick Gates, ish-ndihmësin e fushatës së Trumpit, i cili po ashtu është akuzuar vitin e kaluar për komplot dhe shpërlarje parash.
Zwaan thuhet se ketë asgjësuar disa emaile të kërkuara nga ekipi i Muellerit.
Ai ishte planifikuar të pranojë fajësinë gjatë ditës së sotme.
Në dokumentin e Muellerit ka shqetësime për aktivitetet e avokatit në vitin 2012, në një kompani ligjore amerikane, e cila ishte angazhuar nga ministria ukrainase e Drejtësisë, lidhur me gjykimin e ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.
Këshilltari Mueller është duke hetuar nëse ka pasur bashkëpunim në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.
Si Trump ashtu edhe Rusia, hedhin poshtë supozimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy palëve.