Një tjetër baladë dashurie? Xhensila Myrtezaj publikon foto në Kosovë me…
Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.
Pas konfirmimit të ndarjes së tyre edhe Besi edhe Xhensila kanë publikuar disa projekte muzikore, ndër to edhe balada dashurie, të cilat u morën nga fansat si dedikime të historisë së tyre. E ditën e djeshme Xhensila ka lajmëruar se po punon për këngën e saj të re, duke publikuar disa video nga studioja muzikore, e më pas ka postuar në Instastory një foto me artistin e njohur Sabri Fejzullahu, duke na bërë të mendojmë se kënga e re mund të jetë një bashkëpunim mes të dyve dhe me shumë mundësi një baladë dashurie.