Një tjetër betejë e fituar, për herë të tretë, e çmontuam organizatën “Dylberizëm”!

08 shkurt 2025 | 12:10

Drejtësia foli me zë të lartë dhe të qartë! Gjykata Supreme e rrëzoi dënimin absurd prej 7,500 eurosh të vendosur nga PZAP, duke e shpallur të pavlefshëm dhe duke i dhënë të drejtë kauzës sonë.

Kjo nuk është thjesht një fitore juridike, është një dëshmi e forcës sonë, e besimit tonë të palëkundur dhe e mbështetjes së madhe popullore që nuk pranon asnjë përkulje ndaj agjendave që cenojnë familjen dhe vlerat tona.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të pathyeshëm kundër martesave të të njëjtit seks, kundër sorrogacisë dhe kundër deformimit të realitetit natyror të njeriut.

Ne nuk dorëzohemi, ne nuk frikësohemi, NE FITOJMË!

https://www.facebook.com/share/p/18ZR3MAF1y/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë para zgjedhjeve, atdhetari i shquar dhe ish-bashkëpunëtori i…