Një tjetër deputet i Grupit të Alibeajt, i bashkohet Sali Berishës
23 nëntor 2022
| 14:24
Mbledhjes së Grupit të demokratëve e thirrur nga Sali Berisha i është bashkuar një tjetër deputet, i cili ishte pjesë e përkrahësve të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Behet fjalë për deputetin Kastriot Piroli, i cili për herë të parë është shfaqur në mbledhjen e selisë blu.
Deputeti i Kurbinit është ulur gjatë mbledhjes së sotme në krah të Xhelal Mziut, ndërkohë që edhe në mbledhjet e shkuara deputetë të tjerë janë larguar nga grupi i Alibeajt.