Një tjetër ditë tragjike për Spanjën
08 prill 2020
| 12:21
757 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Spanjë si pasojë e virusit vdekjeprurës (Covid-19), shifra këto të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku shënohen 14 viktima më tepër se një ditë më parë ku numri i vdekjeve ishte 743.
Me shifrat e publikuara në 24 orët e fundit numri total i viktimave arrin në 14 555.
Mbi 4 740 raste të reja pozitive me koronavirus, të konfirmuar ditë e sotme duke e çuar totalin e përgjithshëm në 146 690 të infektuar.
Lajm i mirë është se 48 021 persona janë shëruar dhe dërguar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa në anën tjetër mbi 7 000 ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.