Një tjetër fitues i “Topit të Artë” drejt Arabisë Saudite, ofrohen 200 milionë euro
Sipas asaj që mësohet nga Franca, Luka Modric shumë shpejt mund të largohet nga Real Madrid, klubi me të cilin ka fituar gjithçka ndër vite. Pavarësisht një lidhjeje të fortë me Los Blancos, mesfushori kroat nuk konsiderohet i paprekshëm edhe për shkak se ai po aktivizohet rrallë nga trajneri Carlo Ancelotti në këtë sezon.
Në këtë kuptim, klubet arabe janë gati për t’u hedhur në sulm për ish-Topin e Artë. Pas marrjes së kampionëve të kalibrit të Cristiano Ronaldo-s, Benzema dhe Neymar në kampionatin arab, Luka Modric mund të jetë topi i ardhshëm i artë që do të zbarkojë në Arabinë Saudite.
Siç raportohet edhe nga OK Diario, Al-Hilal (skuadra e Neymar, Milinkovic-Savic dhe Franck Kessie) do të ishte klubi i gatshëm për t’i ofruar Modric një kontratë me vlerë rreth 200 milionë euro për dy vjet. Një shifër marramendëse e cila – duke pasur parasysh edhe aktivizimin e pakët te Real Madrid – mund të tundojë mesfushorin kroat. / ballkanweb.com