Një tjetër gazetar i njohur i bashkohet Nismës
Nismës Socialdemokrate i është bashkuar një tjetër gazetar.
Bëhet fjalë për Kastriot Sylejmanin, i cili ka ushtruar profesionin e gazetarit në televizionin Kohavision (KTV).
Sylejmani dje është zgjedhur koordinator i partisë së Fatmir Limajt për qytetin e Vitisë.
Me të marrë këtë post si koordinator i Nismës për Viti, Kastriot Sylejmani, ka thënë se Nisma Socialdemokrate që prej themelimit ka dëshmuar se interesin e shtetit e ka në rend të parë.
“Nisma në qeveri po jep shembull se si punohet në shërbim të qytetarëve dhe në të mirë të vendit. Rrugëtimi ynë ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Nisma Socialdemokrate ka pasur shtrirje në komunën tonë, dhe pavarësisht sfidave ajo ka arritur të jetë afër qytetarëve dhe elektoratit të vet. Si koordinator i degës bashkë me ekipin punues do të angazhohem që Nisma të jetë faktor në nivel lokal dhe atë qendror”, ka thënë Sylejmani.
/Epoka e re/