Një tjetër grup afganësh largohen nga Kosova

01 qershor 2022 | 13:49

Një grup tjetër afganësh të cilat Kosova i ka strehuar përkohësisht janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Lajmi është bërë me dije nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.  “Mbi 600 afganë të pritur përkohësisht në kampin ‘Liya’/Bondsteel janë larguar dhe do të kenë një shans të dytë për të ndërtuar jetë të reja në ShBA. Faleminderit Kosovë!”, ka njoftuar ambasada amerikane.

Kosova ka strehuar përkohësisht një numër afganësh me kërkesë të ShBA-së.

Kjo pasi në gushtin e vitit të kaluar, pushtetin në Afganistan e morën talibanët, kjo pas vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane.

E afganët që bashkëpunuan me ShBA-në gjatë 20 viteve qëndrimi në Afganistan janë strehuar në vende të ndryshme të Evropës për t’i shpëtuar përndjekjes nga regjimi i Afganistanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e sotëm është aksidentuar këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha.…