Një tjetër futbollist në Angli preket nga koronavirusi

27 mars 2020 | 11:38

Situata në Angli për shkak të COVID-19 ka filluar të përkeqësohet. Shtohen rastet e të prekurve me koronavirus në Premier Leaguen angleze.

Lojtari i radhës që ka dalë pozitiv në klub është në radhët e Brighton por për shkak të privatësisë nuk bëhet me dije emri.

Shefi ekzekutiv, Paul Barber, e ka konfirmuar faktin që një prej lojtarëve të tyre ka dalë pozitiv. Barber njofton se futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po qëndron në karantinë.

Numri i të prekurve në Angli po rrite frikshëm, po ashtu dhe numri i vdekjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 25 mars kaloi në Kuvendin e Kosovës mocioni i…