Një tjetër pushues rrezikon të mbytet në plazhin e Shëngjinit, shpëtohet nga familjarët

08 korrik 2023 | 18:27

Një tjetër pushues rrezikon të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun. Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.

Policia dhe ambulanca kanë dal në vendngjarje.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërkohë tre ditë më parë një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Kanë qenë pushues të tjerë të cilët kanë nxjerrë nga uji vajzën dhe kanë sinjalizuar bluzat e bardha në lidhje me rastin.

Vajza sërish nga Kosova është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup mërgimtarësh sot kanë vizituar ish krerët e UÇK-së,…