
Një tjetër sukses për Bankën Ekonomike!
Banka Ekonomike vlerësohet nga VISA për lansimin e POS-it. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Bankës Ekonomike.
Njoftimi i plotë:
Një tjetër sukses për Bankën Ekonomike!
Me kënaqësi njoftojmë se jemi vlerësuar nga VISA për lansimin e POS-it, duke konfirmuar përkushtimin tonë për inovacion dhe zhvillime teknologjike në tregun e Kosovës.
Ky vlerësim na motivon të vazhdojmë të sjellim zgjidhje moderne dhe avantazhe të reja për klientët tanë. Me lansimin e POS-it, Banka Ekonomike ka hedhur themelet e një revolucioni të ri në mënyrën se si bizneset dhe tregtarët në Kosovë realizojnë pagesat. Ky produkt modern sjell një gamë të gjerë të avantazheve: Shpejtësi e Realizimit të Transaksioneve: POS-i ynë ofron shpejtësi të jashtëzakonshme në procesin e realizimit të transaksioneve, duke e bërë përvojën e blerjes më të shpejtë dhe të lehtë për klientët.