Është zbuluar nga eksperti i fushës Jonatas Abrahao gjatë kërkimeve të tij për viruse gjigande në liqenin artificial Belo Horizonte. Virusi i ri nuk bën pjesë në viruset gjigandë, por në gjenomën e tij është unik dhe i pahasur deri më sot.
Ekspertët e kanë pagëzuar me emrin Yaravirus dhe sipas të gjitha studimeve që kanë kryer deri më tani, në bazë të protokolleve të deritanishme për identifikimin e këtyre organizmave, nuk specifikohet nëse mund të specifikohet si agjent viral.
Ekspertët theksojnë, se pavarësisht përparimit të shkencës, ende sot viruset janë organizma mjaft enigmatike, me origjinë jo të qartë, por edhe me klasifikim mjaft të turbullt.
Madje për disa biologë, e vështirë është të konsiderohen edhe organizma të gjallë, pikërisht për veçantinë e tyre, që nuk mund të jenë aktivë apo të jetojnë jashtë organizmit që sulmojnë.