Një tjetër zjarr i madh shpërthen në Shën Petersburg, digjet një depo e madhe

03 shtator 2023 | 14:14

Një tjetër zjarr i madh ka shpërthyer në Shën Petersburg të Rusisë.

Zjarri ka shpërthyer në depon prej 800 metrave katrorë në Piskarevk të Shën Petersburgut.

Për këtë shpërthim ka bërë me dije në një kanal në “Telegram”, ku autoritetet e Ministrisë për Situata Emergjente kanë konfirmuar zjarrin që ka shpërthyer në qytetin e dytë më të madh në Rusi.

“Një depo me dimensione 80×10 metra, po digjet dhe zjarri ka filluar të përhapet në objektet afër depos”, kanë thënë nga kjo ministri.

Në fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 njësi dhe mbi 60 shpëtimtarë. Akoma nuk është raportohuar për viktima apo dëme materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afër 60 politikanë evropianë dhe amerikanë kanë kërkuar në korrik…