Një tjetër zyrtar i lartë i kompanisë ruse të naftës dhe gazit ‘Lukoil’, gjendet i vdekur
Vitaly Robertus, 54-vjeç, zëvendëspresident i kompanisë ruse të naftës dhe gazit Lukoil, është gjetur i vdekur.
Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që ka vdekur që nga pushtimi rus i Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Jemi thellësisht të pikëlluar t’ju njoftojmë se Vitaly Vladimirovich Robertus, zëvendëspresident i kompanisë, ndërroi jetë befasisht në moshën 54-vjeç”, u tha në kumtesë.
Vladiir Nekrasov, kryetar i bordit të drejtorëve të Lukoil, ndërroi jetë në tetor të vitit të kaluar si pasojë e “problemeve me zemër”.
Nekrasov kishte zëvendësuar Ravil Maganovin, ish-drejtorin e bordit – i cili gjithashtu humbi jetën pasi kishte rënë nga dritarja e spitalit në Moskë në gusht të vitit 2022.
E Alexander Subbotin, ish-drejtori i kompanisë, vdiq në maj të vitit 2022, kur trupi i tij i pajetë u gjet në një shtëpi private.
Sipas hetimeve ishte konstatuar se Suboton kishte vdekur “nga problemet me zemër”.