Një togë e kontingjentit shqiptar përfundon misionin në KFOR, nderohet me medalje

06 shtator 2024 | 08:05

Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Rocco Mundo, kryesoi dje ceremoninë e përfundimit të dislokimit të një toge të kontingjentit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e KFOR ka publikuar pamjet nga aktiviteti teksa shkruan se ceremonia u mbajt në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.

Koloneli Mundo shprehu vlerësimin e tij për personelin shqiptar në largim, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë dërgimit të tyre.

KFOR-i në njoftim tha se ata u nderuan me medalje të NATO-s, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet e tyre të shkëlqyera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video që tregon momentet para dhe pas vrasjes së…