Një turisti nga Kosova për plazh në Himarë, përveç naftës do t’i duhet të paguaje 25€ tarifë te trarët
Analisti i njohur, Lutfi Dervishi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar vendosjen e pagesave në rrugët e Shqipërisë dhe dëmin që ato mund t’i sjellin turizmit, sidomos duke u rritur kostot turistëve që vijnë nga Kosova, të cilët janë afër 50% e totalit të turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë verës.
Dervishi thotë se më këto kosto, turistëve nga Kosova u bie më lirë të fluturojnë me avion në çdo destinacion tjetër mesdhetar për plazh.
Postimi:
Një turist nga Kosova që do të shkojë një fundjavë në plazh në Himare, përveç naftës do t’i duhet të paguaje 25 euro tarife te trarët (Kalimash 5 euro, Thumane 2.5 euro, Llogara 5 euro)
Shumë mirë lirë me avion në çdo plazh të Mesdheut…
P.S. nga 10 milionë turistët e vjetshëm 4.6 milionë ishin turistët e Kosovës!