Një urim i veçantë nga Valon Syla për Ditën e Pavarësisë

17 shkurt 2021 | 21:46

Gazetari Valon Syla, ka bërë një urim të veçantë për nder të Ditës së Pavarësisë, shkruan Gazeta Metro.

Syla ka përmendur disa nga figurat më të rëndësishme të historisë kosovare para dhe pasluftës.

Postimi i plotë i Sylës:

Më erdh me ja uru pavarësinë, Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Sejdiut, Bujar Bukoshit, Fehmi Aganit, dhe krejtë atyre në UÇK dhe në LDK… Familjes Haradinaj e Jashari, në Drenicë e në Rrafsh Dukagjinit. Urime Muçollve të Poklekut, atyre në Reçak e në Krushë. Urime Gjakovarëve, por edhe rrethit e qytezës së Rahovecit, sepse ma shumë se ne e paguat me gjak. Urime Llapit, Malishevës, e Suharekës. Urime për njerëzit e lirisë që sot po bëhen se ju kanë harruar… keq shumë.

Urime përkthyesve dhe fotografëve të mediave të huaja gjatë luftës. Urime mediave atëherë.

Urime edhe atyre që e kundërshtuan këtë ditë në Rambuje dhe në Vjenë. Urime Albin Kurti, Adem Demaçi e Remzi Mustafa Remi. Kjo është Kosova e jonë, me të gjithë juve, që patët dyshime.

Urime të tjerëve jo shqiptarë që kanë vendosur me jetu me ne dhe besojnë në Kosovë… Urime atyre që e festojnë këtë ditë por e dojnë edhe Shqipërinë. Urime shqiptarë që e doni Kosovën jashtë vendit. Urime gërrnaça. Me një dolli, shënone këtë ditë të shenjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga LDK, Lumir Abdixhiku thotë se rezultati…